“As nuk jam fort i kënaqur por as fort i zhgënjyer, nuk po shoh ndonjë ndryshim të madh me Qeverinë Kurti” – Mulla Osmani (VIDEO)

Imami i Xhamisë së Drenasit, Mulla Osman Musliu, në një prononcim për Gazetën “Prishtina Sot” ka komentuar qeverisjen nga kryeministri Albin Kurti.

Hoxha i cili u bë i njohur me afërsinë me kryeministrin Kurti kur priti këtë të fundit në shtëpinë e tij duke i shtruar drekë me “pasul me mish”, fotografi e cila u bë virale, duket se nuk është edhe aq shumë i kënaqur me Qeverinë Kurti.

Këtë e potencoi në intervistën ekskluzive të zhvilluar nga “Prishtina Sot”.

“As nuk jam fort i kënaqur por as fort i zhgënjyer, nuk po shoh ndonjë ndryshim të madh”, shtoi tutje hoxha nga Drenasi.

Njëherit theksoi edhe frikën që kanë disa nga Qeveria Kurti dhe kësisoji është indikacion i mirë se po punon mirë ky i fundit.

Më poshtë mund ta ndiqni pjesën ku flet për qeverinë Kurti :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d