Janë bërë të ditur emrat e trajnerit dhe lojtarit të çmimit të më të mirit të muajit shkurt në Premier League.
Mikel Arteta ka fituar çmimin si menaxheri më i mirë i muajit, duke e mposhtur në garë Pep Guardiolan dhe Erik ten Hag.
Spanjolli ishte favorit për çmimin pasi ishte i vetmi trajner i nominuar me bilanc 100% të fitoreve përgjatë këtij muaji, me katër fitore nga katër ndeshjes, e veç kësaj duke realizuar skuadra e tij plot 18 gola dhe pësuar vetëm dy.
Ndërkohë lojtari i muajit shkurt është zgjedhur sulmuesi i Manchester United, Rasmus Hojlund.
Hojlund mposhti në garë të ngushtë sulmuesin e Arsenalit, Bukayo Saka.
Sulmuesi danez realizoi 5 gola dhe një asistim në 4 ndeshje përgjatë këtij muaji.