Është arrestuar sot në Pejë një grua e dyshuar për veprën penale të mashtrimit. Ndaj të njejtës Prokuroria Themelore në Pejë, javë më parë ka ngritur aktakuzë për veprën penale Mashtrimi,ka thënë për Indeksonline Shkodran Nikçi zëdhënës i Porokurorisë Themelore në Pejë.
Burime kanë bërë të ditur se e dyshuara është mësimdhënëse në shkollën fillore “Xhemajl Kada”, në Pejë.
Ajo dyshohet se ka mashtruar bujqit lidhur me aplikimin për subvencione ku sipas burimeve pre e mashtrimeve janë 14 viktima.
“Është arrestuar një person për veprën penale mashtrimi. Me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë. Ndaj të njëjtes Prokuroria Themelore në Pejë javë më parë ka ngritur aktakuzë për veprën penale Mashtrimi”, tha Nikçi./Prishtina Sot/