Arrihet marrëveshja për pauza humanitare në Gaza

 

 

Organizata Botërore e Shëndetësisë njofton lajmin e mirë se palët luftuese në Gaza kanë arritur një marrëveshje për vendosjen e disa pauzave humanitare për të bërë të mundur lejimin e vijimit të fushatës së vaksinimit të fëmijëve kundër poliomielitit.

Në një deklaratë për mediat, zyrtari i lartë i OBSH, Rik Peeperkorn njoftoi se autoritetet izraelite kishin rënë dakord për një “pauzë humanitare” tre-ditore, disaorëshe për të lejuar që fushata për të vaksinuar fëmijët kundër poliomielitit të fillonte më 1 shtator.

A2 CNN raporton se fushata do të fillojë në qendër të Gazës dhe qëllimi i saj është të vaksinohen mbi 640 mijë fëmijë në të gjithë Rripin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d