Nënkryetarja e Prishtinës, Jehona Lushaku gjatë ditës u takua me Kryetarin e Sindikatës të Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, me të cilin diskutuan për grevën e punëtorëve teknik të mirëmbajtjes të objekteve shkollore në kryeqytet.
Sipas njoftimit është arritur marrëveshjeje dhe është vendosur që greva e punëtorëve të mirëmbajtjes të ndërpritet.
“Dëshiroj të konfirmoj se jemi pajtuar që pagat të rriten dhe që greva e punëtorëve të mirëmbajtjes të ndërpritet, duke mundësuar që shkollat të funksionojnë normalisht dhe të sigurojnë një mjedis të pastër për nxënësit e kryeqytetit. Kjo rritje e pagave është një përgjigje konkrete ndaj kërkesave të tyre dhe një shprehje e vlerësimit të punës së tyre të palodhur dhe të rëndësishme për mirëmbajtjen e ambienteve shkollore”, ka shkruar Lushaku Sadriu në Facebook.