U arretstua shoferi që tregoi se u punësua si i tillë në Ministrinë e Mbrojtjes nga Enver Dugolli
Hetem Vrajolli i cili para pak ditësh dha një intervistë në një gazetë online, është arrestuar sot gjatë ditës. Sipas informacioneve të fundit arrestimi i tij ka ardhur për shkak të kërcënimeve që ai ka bërë direkt në një transmetim të një video në një portal vendor. Por po të kthehemi edhe njëherë në atë se çfarë ka deklaruar atëherë i thirruri apo i arrestuari tjetër në këtë rast do të duhej të ishte edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli.
Sipas vet Vrajollit ishte Dugolli ai i cili e punësoi atë në si shofer në Ministrinë e Mbrojtjes. Por si mundi Dugolli të punësojë dikë në Ministrinë e Mbrojtjes kur kandidatët do të duhej të futeshin në një konkurs publik, këtë sqarim duhet ta bëjë vet Enver Dugolli.
Policia e Kosovës do të njoftohet për zhvillimin në fjalë dhe do të pyetet se a ka filluar ndonjë procedurë hetimore për rastin ku dyshohet për manipulim me konkurs publik dhe diskirminim të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Vlenë të cekët se para pak ditësh, kryetari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas, Naim Qorri, dha dorëheqje nga kjo pozitë dhe nga Lëvizja Vetëvendosje me akuzat se ishte Enver Dugolli ai që po punëson njerëz të tij pa meritë në institucionet publike, ndërmarrje publike etj.
Kësaj akuze Dugolli i ishte përgjigjur me një përgjigje të shpejt se “nuk mirrem me të”, duke injoruar kështu akuzat e Naim Qorrit, ish kryetar i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas.
Përderisa akuzonin Adem Grabovcin dhe grupin e tij për punësime pa meritë si mund të cilësohen këto punësime tjera prej të cilave po dalin skandale të njëpasnjëshme nga vet të punësuarit!?