Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka arrestuar sot një person të nacionalitetit serb, për veprën penale “Krimet e luftës kundër popullatës civile”, shkruan Gazeta Prishtina Sot.
Sipas njoftimit, i dyshuari Ž.N, (1954) është arrestuar sot me datë 04.03.2024 rreth orës 16:00 në Mitrovicën e veriut.
Personi i arrestuar është i dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile – Dhunë seksuale” të kryer gjatë vitit 1999 në Komunën e Vushtrrisë.
“I njëjti është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, dhe me aktvendim të Prokurorit të Prokurorisë Speciale, është dërguar në ndalim për 48 orë”, theksohet në komunikatën e përbashkët nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës.