Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një rus në fshatin Grizhan të Zveçanit.
I njëjti gjatë legjitimimit të dokumenteve dhe verifikimit në sistem hyrje-dalje kufitare, i dyshuari nuk figuron se ka hyrë në Republikën e Kosovës në mënyrë të rregullt.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ai është arrestuar në mëngjesin e së premtes.