Arrestohet në flagracë duke marrë ryshfet zyrtari i Komunës së Mitrovicës

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një zyrtar në Mitrovicë, pasi dyshohet se ka kërkuar ryshfet nga një qytetar për rregullimin e dokumentacionit për përfitimin e një GRANDI që lidhet me ri-atdhesimin.

“Hetuesit policorë nga NjRHKEK-Mitrovicë Jug, në koordinim me prokurorinë, më 04.07.2024 rreth orës 12:20, në sheshin ,,Isa Boletini” në Mitrovicë ka arrestuar në flagrancë të dyshuarin pasi i njëjti ka marrë ryshfetin në shumën prej 200 eurove”, njoftoj policia.

Hetimi për rastin është zhvilluar me aplikim të masave të fshehta hetimore dhe për zhvillimin e operacionit, policia ka pasur urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore e Mitrovicës – Departamenti për Krime të Renda.

Lidhur me këtë është iniciuar rasti ‘marrja e ryshfetit’, është njoftuar prokurori i çështjes, i cili të dyshuarit i ka caktuar masën e ndalimit policor prej 48 orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d