Është arrestuar Hetem Vrajolli, i cili kishte punuar në Ministrinë e Mbrojtjës si shofer i ministrit Armend Mehaj, e më pas zëvendësministrit Shemsi Syla.
Paparaci nga burimet e veta brenda organeve të rendit mëson se Vrajolli është arrestuar gjatë ditës së mërkurë.
Mbi të rëndojnë dyshimet për kryerjen e veprës penale kërcënim, thonë burimet tona.
Arrestimi i Vrajollit vjen një ditë pas intervistës së tij për Nacionale ku rrëfen disa përjetime gjatë punës aty, që sipas tij, ‘e shtyen këtë të fundit që edhe ta lë punën’.