Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor, goditi me veturë një këmbësore në Obiliq

I

 

nspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar dhe suspenduar një zyrtar policor, nën dyshimet se i njëjti ka shkaktuar një aksident trafiku në Obiliq, ku ka goditur një këmbësore. Polici që dyshohet se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i Trafikut Publik” tashmë ndodhet në ndalim, raporton Gazeta Sinjali.

IPK ka njoftuar se zyrtari policor i dyshuar për këtë rast ka qenë jashtë detyrës zyrtare dhe me veturë private, kur në rrugën “Hasan Prishtina” ka goditur këmbësoren, e cila në ato momente kishte qenë duke e kaluar rrugën.

Në kuadër të veprimeve hetimore të ndërmarra lidhur me rastin, zyrtari policor është suspenduar nga puna.

“Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës dje në orët e mbrëmjes kanë pranuar një informacion nga Policia e Kosovës lidhur me një aksident trafiku më lëndime trupore në mes një automjeti dhe një këmbësori  ku ishte përfshirë edhe një zyrtar policor (jashtë detyrës zyrtare me veturë private).

Sipas hetimeve fillestare , aksidenti është raportuar të ketë ndodhur dje (më 22.01.2024) rreth orës 17:00 në rrugën  “Hasan Prishtina” në Obiliq  dhe dyshohet se drejtuesi i automjetit ka goditur këmbësoren e cila në ato momente kishte qenë duke e kaluar rrugën.

Pasi që ka ndodhur aksidenti, vozitësi  ka dërguar për tretman mjekësor të lënduarën në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Obiliq, e më pas nga stafi mjekësor e njëjta është dërguar për trajtim në QKUK Prishtinë.

Pas veprimeve hetimore, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i Trafikut Publik” nga IPK është arrestuar i dyshuari  (zyrtari policor) ndaj të cilit prokurori ka lëshuar aktvendim për ndalim për 48 orë.

Si pjesë e procedurës administrative hetimore zyrtari policor është suspenduar nga puna.

Veprime të tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë kompetente.” – ka njoftuar IPK.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d