Arrestohet çifti bashkëshortor, u rrahën mes veti

 

 

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një çift, burrë dhe grua, pasi pas një mosmarrëveshje kishin sulmuar fizikisht njëri-tjetrin.

Rasti ka ndodhur në Fushë-Kosovës dhe është cilësuar si “Dhunë në familje”.

“Janë arrestuar një mashkull dhe një femër shtetas shqiptar -bashkëshort pasi që, pas një mosmarrëveshje kanë ofenduar dhe sulmuar fizikisht njëri- tjetri. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar PK-ja, përcjell IndeksOnline.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d