Arrestohet asamblisti i LDK-së në Podujevë për “kanosje dhe sulm fizik” ndaj Shpejtim Bulliqit

 

 

Policia e Kosovës ka arrestuar asamblistin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, Ekrem Rrahmanin, nën dyshimin se ka kanosur dhe sulmuar fizikisht Kryetarin e Komunës, Shpejtim Bulliqin, pas një përplasje verbale që patën dje.

Me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje për veprën sulm ndaj personit zyrtar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kanosur dhe sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.

Ndryshe, ata i janë drejtuar njëri-tjetrit me shprehje si “tradhtar”, “pis”, “legen” gjatë mbledhjes së djeshme dhe si pasojë, është ndërprerë edhe seanca.

Në pamjet e publikuara shihet se Rrahmani i afrohet Bulliqit dhe se pastaj ndërhyjnë asamblistët, mirëpo nuk shihet ndonjë konfrontim fizik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d