Arrestohet Agron Gashi, i dyshuari për plagosjen e trefishtë në Pejë

 

 

Është arrestuar 21 vjeçari, Agron Gashi i dyshuar për plagosjen e trefishtë mbrëmë në Pejë. Lajmin për arrestimin e tij e ka konfirmuar Shkodran Nikçi, zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë.

“Personi i dyshuar për plagosjen e trefishtë mbrëmë në Pjesë, është arrestuar pas lokalizimit nga policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodh pas një pune intensive policore në koordinim të plotë me prokurorin për hetime të krimeve të rënda. I dyshuari është ndaluar për 48 orë”, tha Nikçi.

Gazeta ka raportuar mbrëmë ekskluzivisht se personi që po kërkohej për plagosjen e trefishtë në Pejë është: Agron Gashi, i cili ishte arrati deri në momentin e arrestimit nga Policia.

Kush është Agron Gashi?

Agron Gashi, i cili është nga fshati Ozdrim i Pejës, ka të kaluar kriminale, të pasur me plot vepra penale, që dyshohet se i ka kryer në vazhdimësi.

Jo më larg se në dhjetorin e vitit të kaluar, Gashi e kishte goditur me veturën e tij një zyrtar policor që ishte në detyrë.

Menjëherë pas akitit, siç kishte raportuar ekskluzivisht Gazeta, Gashi ishte larguar nga vendi i ngjarjes, dhe më pas e kishte braktisur veturën, për t’u arratisur, me qëllim që të shpëtojë nga prangat.

Për rastin ndaj policit, ai rëndohej me veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë”.

Por, ky dhe rasti i mbrëmshëm, nuk janë veprat e vetme të tij.

Gashi, që është vetëm 21-vjeçar, ka qenë subjekt i hetimit për veprat si “Kanosje”, “Dhunë në familje”, “Armëmbajtje pa leje” e raste të ndryshme të “Lëndimit trupor” – incidente në të cilat është përfshirë në vazhdimësi.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d