Policia e Kosovës ka arrestuar personin që dyshohet se mbrëmë kishte goditur qëllimisht me veturë punëtorin e një pompe të derivateve në Pejë.
I arrestuari është M.M 25 vjeçar. Pas intervistimit dhe me urdhër të Prokurorit shtetit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
“I dyshuari e kishte goditur me veturë viktimën me ç ‘rast i kishte shkaktuar lëndime të renda trupore dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima është dërguar për tretman mjekësorë në Spitalin Rajonal në Pejë.”
“Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes, janë mbledhur dëshmi si dhe është sekuestruar automjeti i të dyshuarit M. M. i lindur me 1998”, thuhet në njoftimin e policisë.