Arrestohen tre protestues në Gllarevë, penguan punimet në rrugë dhe u kapën me policë

 

 

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona sot në Gllarevë, pasi të njëjtit kanë penguar punimet në rrugën Prishtinë – Pejë, pas një proteste të zhvilluar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot janë arrestuar 3 persona në Gllarevë, të njëjtit gjatë protestës kanë penguar punimet në rrugë”, tha Rugova.

Ndryshe, banorët e fshatrave Rixhevë, Gllarevë dhe Stapanicë të Klinës protestuan edhe sot për ta kundërshtuar fillimin e punimeve të zgjerimit të rrugës Kijevë-Dollc.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d