Tre persona janë arrestuar në Dobrobërdë të Leposaviqit pasi të njëjtëve iu janë gjetur armë për gjueti, radiolidhje dhe thika pasditen e së dielës.
Një gjë të tillë e ka njoftuar Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh, teksa ka thënë se të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedure të rregullt, shkruan Gazeta Prishtina Sot.
“Fsh. Dobro Bërdë, Leposaviq 28.01.2024 – 13:30. Janë arrestuar tre (3) të dyshuar meshkuj kosovarë pasi te të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar: tre (3) armë gjuetie (për të cilat të dyshuarit nuk posedonin dokumentacion të vlefshëm), 3-radiolidhje dhe 2-thika”, thuhet në njoftimin e PK-së.