Policia e Kosovës, ka arrestuar disa aktivistë të PSD-së, të cilët pamundësuan mbajtjen e Manifestimit për 7 marsin “Dita e Mësuesit”, ku pritet të marrë pjesë kryeministri Albin Kurti e ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.
Ata hezituan të largoheshin nga salla ku pritej të mbahej manifestimi, përkundër kërkesës së njësiteve elitare të Policisë së Kosovës.
Pak më parë PSD zhvilloi një aksion në Bibliotekën Kombëtare kundër ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, të cilën e vlerësuan me notë negative.
Notë negative PSD-ja i ka vendosur në ndërtimin e çerdheve, sjelljen ndaj sindikatave dhe furnizimin me tekste shkollore. Ndërsa notë shembullore i kanë vendosur në “shkelje të Kushtetutës”, duke aluduar në rastet kur Nagavci ka bërë shkelje të institucionit më të lartë juridik në vend.