Arrestimi i veteranit të UÇK’së nga policia maqedone, flet bashkëshortja e Blerim Ramadanit

 

 

Dje është arrestuar ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Blerim Ramadani nga policia e Maqedonisë së Veriut.

Gazeta ka kontaktuar me bashkëshorten e Blerim Ramadanit, Valbona Ramadanin. Ajo tha se arsyeja pse burri i saj u arrestua është se ka qenë pjesëtar i UÇK’së.

Ajo tregoi se Blerimi është arrestuar në Glloboqicë të Maqedonisë të Veriut.

“Është e vërtetë që u arrestua, arsyeja është se ka qenë pjesëtarë i UÇK’së, është arrestur në Glloboqicë”, tha Valbona Ramadani.

Ramadani tha se bashkëshorti i saj ka qenë duke shkuar në Tetovë, në fakultetin ku studion ajo.

“Ka qenë duke shkuar në Tetovë, në fakultet unë studioj. Kam kontaktuar me familjarët dhe shokët e burrit”, tha bashkëshortja e Blerim Ramadanit për Insajderin.

Lidhur me arrestimin e Blerim Ramadanit kanë reaguar mbrëmë edhe Organizata e Veteranëve të UÇK’së dega Ferizaj.

“Blerim Ramadani gjatë mesditës së sotme u arrestua nga organet policore të Republikës Veriore të Maqedonisë, për shkak të veprimtarisë së tij të ngjeshur në shërbim të luftës për çlirim, akuza të fabrikuara këto nga shteti i Serbisë”, thuhet në njoftimin e faqes.

Tutje nga OVL UÇK dega Ferizaj kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovë që të përdorë të gjitha mjetet diplomatike e juridike për lirimin sa më të shpejtë të bashkluftëtarit të lirisë, veteranin e ditëve të para.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d