Gjyqtari i Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Agim Kuçi, mori vendim për lirimin nga paraburgimi të Enver Sekiraqës rreth dy javë pas arratisjes së të dënuarit për 25 vjet burgim.
Kuçi, është gjyqtar i Krimeve të Rënda në Prishtine që nga viti 2020.
Ai, ishte pjesë e trupit gjykues që e dënoi Sekiraqën me 25 vite dënim me burgim për rastin e vrasjes së policit Triumf Riza.
Në shpallje të Aktgjykimit, gjyqtari Kuçi e liroi nga masa e arrestit shtëpiak Enver Sekiraqën por që vendimi i Apelit më 17 maj e ktheu në paraburgim të akuzuarin Sekiraqa.
Por, Sekiraqa është arratisur pas lirimit në arrest shtëpiak. Ai nuk është gjetur në shtpinë e tij në rrugën ‘Vëllezërit Fazliu’ në Prishtinë më 17 dhe 18 maj, kur Policia me urdhër të Gjykatës shkoi për ta marrë Sekiraqën dhe dërguar atë në paraburgim.
Enver Sekiraqa po gjykohej për shtytje në vrasjen e policit Triumf Riza.
Gjykimi ndaj tij ka nisur më 2014. Ky proces maratonik gjyqësor ndaj Sekiraqës ka rezultuar me dy dënime të deritanishme. Në vitin 2016 Sekiraqa u dënua me 36 vite burgim, kurse me 30 vite burgim në vitin 2019. Më 3 maj të këtij viti, ai u dënua me 25 vite burgim nga shkalla e parë e gjykatës.