Arratisja e Blerim Ramadanit, Gjykata Penale e Shkupit: Përgjegjësia duhet kërkuar nga MPB-ja

 

 

Gjykata Themelore Penale Shkup ka folur për arratisjen nga arresti shtëpiak i Blerim Ramadanit, ish-ushtarit të UÇK-së që u arrestua javë më parë nga policia e Maqedonisë së Veriut me fletëarrest të Interpolit të Serbisë.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se personi konkret ka qenë në paraburgim me vendim të gjyqtarit të procedurës paraprake nga data 17.07.2024 deri më 01.08.2024, ose 15 ditë, pra sipas praktikës së mëparshme gjyqësore për këto raste, pra koha maksimale që një person ka kaluar në paraburgim për ekstradim.

“Sipas dispozitave ligjore mund të parashikohen masa më të buta si arrest shtëpiak, masa për sigurimin e prezencës apo garancion që thuhet në vendim, ndërsa mbikëqyrja e arrestit shtëpiak, sipas vendimit, i është besuar Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjegjësisht stacionit policor kompetent. Prandaj përgjegjësia (sistematike apo individuale) për arratisjen duhet kërkuar nga autoriteti që kryen mbikëqyrjen”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d