Arifi: Kurti na përçau, shqiptarët e Luginës bojkotuan zgjedhjet për këtë arsye

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se ka përçarë shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe si rezultat i kësaj, sipas tij, ata e kanë bojkotuar edhe daljen në zgjedhje.

Arifi në  T7 ka rikujtuar marrëveshjen e vitit 2020, që kishte unifikuar partitë politike shqiptare në Luginë, por thotë se në zgjedhjet e të dielës Kurti ka anuar drejt Kamberit dhe ka sponzorizuar ndarjen.

“Në këto zgjedhje të ditës së diel kemi pas përçarje që është sponzorizuar nga kryeministri Albin Kurti dhe ndërhyrjet e tij flagrante të një anshme në drejtim të Kamberit. Në bazë të kësaj ndërhyrje, shqiptarët e Luginës së Preshevës i kanë bojkotuar këto zgjedhje. Nga 80 mijë votues, kanë dalë në votime vetëm 15 mijë. Kjo për pak ka mjaftuar që t’ia sigurojë mandatin doraputhësit të Kurtit”, ka potencuar kreu i Komunës së Preshevës.

“Interesi i Kurtit është të gjej servil. Unë s’mund të jem servil, dhe ai e ka gjetur Kamberin dhe Ardita Sinain”, ka shtuar tutje Arifi/Prishtina Sot/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d