Arifi kërkon dorëheqjen e Nagavcit pas rezultatit të PISA-s

 

 

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi kërkon dorëheqjen e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci pas rezultateve të Programit për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve (PISA), që e rendisin Kosovën në vendin e 76-të.

Përmes një reagimi në Facebook, Arifi thotë se dorëheqja e ministres Nagavci është më e pakta që mund të veprohet,

“Renditja e Kosovës në fund të listës për testin PISA, është shqetësuese për shoqërinë kosovare”, shkruan ai.

Kosova është renditur në katër vendet e fundit në rezultatet e testit të PISA-s për vitin 2022. Nxënësit kosovarë kanë zënë vendet e 76-të për lexim dhe të 77-të për shkencë.

Gjithsej 80 shtete kanë qenë pjesëmarrëse në testin e PISA-s për vitin paraprak./PrishtinaSot/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d