Argjentina ka arritur që ta mbrojë titullin e ‘Copa America’, duke e mposhtur në finale kombëtaren e Kolumbisë, raporton Prishtina Sot/
Kombëtarja e Messit triumfoi me rezultat minimal 1-0 në duelin final.
Koha e rregullt u mbyll pa gola, për t’u vendosur një gol vendimtar nga sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, i cili realizoi në minutën e 112-të të vazhdimeve.
Për Messin ishte një dëshpërim pasi u desh të linte fushën në minutën e 66-të pas një lëndimi.
Sidoqoftë, argjentinasi shtoi edhe një trofe në koleksionin e tij, duke e zgjeruar rekordin e tij si lojtari më i dekoruar në histori të futbollit me 45 tituj.