Futbollisti i Shqipërisë, Ardian Ismajli është futur në formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kombeve.
Ismajli ishte vendimtar në fitoren e Shqipërisë në fitoren 2-1 ndaj Ukrainës, duke shënuar golin e barazimit, e po ashtu duke qënë edhe një ‘mur’ i pakalueshëm në mbrojtje, shkruan IndeksOnline. “SofaScore” para pak çastesh ka publikuar formacionin më të mirë të ndeshjeve të para të Ligës së Kombeve, ku në mesin e 11’shes më të mirë është edhe mbrojtësi kuqezi, Ardian Ismajli.
Formacioni më i mirë: Johansson, Rubezic, Ismajli, Volkov, Rice, Kvaratskhelia, Musiala, De Bruyne, Wirtz, Isak e Gyokeres.