Arabët me ofertë të çmendur për Liverpoolin, duan transferimin e Mohamed Salah, pritet të bëhet transferimi më i shtrenjt në histori

Mohamed Salah është lojtari i radhës që pritet ta lë futbollin evropian për tu transferuar në Arabinë Saudite, por egjiptiani do të largohej nga Evropa duke lënë gjurmë përgjithmonë pasi do të bëhej transferimi më i shtrenjtë në histori.

Al-Ittihad nuk ka hequr dorë nga transferimi i Mohamed Salah dhe është i gatshëm t’i paguajë Liverpoolit deri në 235 milionë euro për sulmuesin egjiptian, njoftoi ‘The Athletic’.

31-vjeçari ka kontratë me gjigantët anglezë deri në verën e ardhshme, por ende nuk ka vendosur nëse do ta zgjasë bashkëpunimin dhe janë ripërtërirë spekulimet për largimin e tij nga Anfield.

Nëse rastësisht The Reds pranojnë ofertën e klubit saudit, do të ishte transferimi më i madh i të gjitha kohërave, duke kaluar rekordin e Neymar që kaloi nga Barcelona te PSG për 222 milionë euro.

Yjet Karim Benzema, N’Golo Kante dhe Fabinho janë aktualisht duke luajtur për Al-Ittihad, dhe sigurisht Salah do të ishte krah për krah me yjet më të mëdhenj që do të vijnë në Arabinë Saudite.

Salah ka shënuar 18 gola dhe ka asistuar nëntë herë në 27 ndeshje në të gjitha garat me fanellën e Liverpoolit deri më tani këtë sezon.

Egjiptiani u transferua te Liverpool nga Roma në vitin 2017 për rreth 52 milionë euro dhe së fundmi shënoi golin e tij të 200-të për skuadrën nga Anfield në të gjitha garat, duke u bërë lojtari i pestë në historinë e klubit që e bën këtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d