Apple ka gati Iphone 16, zbulohet data e lansimit dhe risitë e tjera

 

 

iPhone 16 i ri do të prezantohet më 9 shtator. Lajmi u njoftua në platformën X nga Greg Joswiak, nënkryetari i lartë i marketingut në Apple. Sipas informacioneve të disponueshme deri më tani, seria iPhone 16 do të prezantojë katër modele iPhone 16.

Sa i përket risive, modelet e iPhone 16 duhet të kenë një kamerë  të ridizajnuar dhe një buton të ri regjistrimi për qasje më të lehtë në funksionet e kamerës, shkruan Forbes.

Modelet iPhone 16 Pro dhe iPhone 16 Pro Max thuhet se do të kenë një sensor të përditësuar ultra të gjerë, kamerë të përmirësuar  për natën dhe një ngjyrë të re. iPhone 16 Pro dhe iPhone 16 Pro Max do të kenë gjithashtu ekrane më të mëdha. Të katër modelet e iPhone 16 pritet të kenë butonin e veprimit, i cili ishte ekskluziv për linjën Pro me iPhone 15.

Veçoritë e AI dhe Apple Intelligence do të jenë gjithashtu një pjesë e madhe e ngjarjes së Apple. Aktualisht, modelet e vetme që mbështesin Apple Intelligence janë iPhone 15 Pro dhe 15 Pro Max, por thuhet se tashmë e gjithë linja iPhone 16 do të mund të përdorë Apple Intelligence. /Reporteri.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d