Gjykata Speciale ka vendosur që këtë vit të mos mbahet asnjë seancë gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Seancat janë anuluar pas lajmit për vdekjen e avokatit Andrew Strong, i cili e kishte mbrojtur edhe ish kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Kërkesa për anulim të seancave u bë nga avokati Ben Emmerson, avokat i Veselit.
“Mbrojtja e Kadri Veselit në fillim të seancës së sotme kërkoi shtyrjen e seancave këtë javë për shkak të vdekjes së fundit të anëtarit të saj Andrew Strong. Paneli e pranoi kërkesën dhe anuloi pjesën tjetër të seancave të kësaj jave. Gjyqi do të rifillojë pas pushimit dimëror më 15 janar 2024”, thuhet në njoftimin e Speciales./Prishtina Sot/