Antidroga zbulon tri parcela me kanabis në Panorc të Malishevës, të dyshuarit nga Shqipëria

 

 

Njësia e Antidrogës në Policinë Rajonale në Gjakovë ka zhvilluar një aksion së fundmi, që rezultoi me identifikimin e disa parcelave me kanabis. Bimët janë shkatërruar, ndërsa hetimi tashmë ka filluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Siç merr vesh Sinjali, aksioni policor është kryer në fshatin Panorc të Malishevës, ku në një zonë malore janë zbuluar rreth 1 mijë e 800 fije kanabis, të mbjella në tri parcela.

Bimët kanabis janë shkatërruar në vendin e ngjarjes, ndërsa Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Bazuar në informacionet e para, personat e dyshuar për kultivimin e kanabisit janë shtetas të Shqipërisë dhe të njëjtit janë identifikuar dhe pritet të shpallen në kërkim.

Hetimi i rastit, burimet e njëjta thonë se ka përfshirë edhe aplikimin e masave të fshehta.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Gjakovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d