Antidroga aksion në Prishtinë, konfiskohen kokainë, marihuanë e ekstazi

 

 

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona, të cilët janë zënë për përdorim e shitblerje të substancave narkotike.

Sipas një njoftimi, pas një pune hetimore dhe operative gati njëmujore në teren, antidroga e PK-së ka realizuar një plan taktik policor, me ç‘rast është ndaluar dhe arrestuar një i dyshuar dhe gjatë operacionit të bastisjeve në trup dhe lokacionet e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar sasi e konsiderueshme e substancave të ndryshme narkotike si: kokainë, ekstazi, hashash, marihuanë, disa qese plastike, para të gatshme, dhe pajisje tjera.

Gjithashtu, tutje thuhet se përmes veprimeve operacionale taktike, Policia ka identifikuar dhe arrestuar edhe dy persona të tjerë nën dyshimin për “posedim dhe shitje të pa autorizuar të narkotikëve” është konfiskuar një sasi e drogës dhe gjëra të tjera.

Njoftimi i plotë:

Polica e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik  me të gjitha njësitet tjera policore prioritet të punës kanë ruajtjen e rendit dhe garantimin e sigurisë së përgjithshme për qytetarët, si dhe mbeten të përkushtuar në parandalimin e luftimin e të gjitha veprave penale.

Në këtë fushëveprim, luftë e pa kompromis do të zhvillohet kundër trafikantëve dhe abuzuesve me substanca narkotike që cenojnë shoqërinë tonë, e në veçanti atyre që rrezikojnë shëndetin e të rinjve tanë.

Policia e Kosovës, konkretisht njësia e antidrogës në Prishtinë paraprakisht kanë pranuar informata relevante se i dyshuari m/k me iniciale (L.H.) është duke u marr me aktivitete të kundërligjshme/shitblerje të substancave narkotike të llojeve të ndryshme, kryesisht në qytetin e Prishtinës.

Pas një pune hetimore dhe operative gati njëmujore në teren,  antidroga e PK-së, dje më datë 16.12.2023, rreth orës 20:00, ka realizuar një plan taktik policor, me ç ‘rast është ndaluar dhe arrestuar i dyshuari i lartcekur me iniciale dhe gjatë operacionit të bastisjeve në trup dhe lokacionet e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar sasi e konsiderueshme e substancave të ndryshme narkotike si: kokainë, ekstazi, hashash, marihuanë, disa qese plastike, para të gatshme, dhe pajisje tjera.

I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, përderisa njësitet kompetente dhe ato të forenzikës rajonale në Prishtinë kanë kryer proceduarat e vend shikimit, fotografimin dhe evidentimin e provave materiale për procedurë të mëtejme hetimore.

Gjithashtu me 16.12.2023, rreth orës 21:30, Policia e Kosovës përmes veprimeve operacionale taktike ka identifikuar dhe arrestuar edhe dy persona të tjerë nën dyshimin për “posedim dhe shitje të pa autorizuar të narkotikëve” është konfiskuar një sasi e drogës, dy peshore digjitale, dhe një çantë me qindra lloje të ndryshme për paketim të narkotikëve, ndërsa të dyshuarit janë derguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d