Anketuesi i ASK-së sulmohet nga tre persona gjatë regjistrimit të popullsisë në Pejë, kërkon tretman mjekësor

 

 

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Pejë pasi të njëjtit mësohet se kanë sulmuar fizikisht anketuesin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Viktima ka denoncuar rastin pas sulmit, teksa ende nuk dihen motivet që kanë çuar drejt sulmit fizik.

Si pasojë e kësaj, viktima ka pranuar trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.

Të arrestuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje dhe rasti është iniciuar si “sulm ndaj personit zyrtar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d