Andrew Tate i bastiset shtëpia në Rumani, dyshohet për trafikim me qenie njerëzore

 

 

Policia e rumune kanë kryer bastisje të reja në shtëpinë e influencuerit Andrew Tate, i cili është në pritje të gjykimit për akuzat e trafikimit të qenieve njerëzore, përdhunimit dhe formimit të një bande kriminale për shfrytëzimin seksual të grave.

Dhjetëra oficerë të maskuar hynë në shtëpinë e Tate në Rumani, e cila është shtëpi e përbashkët me vëllain e tij, Tristan Tate, shkruan Indepedent.

Agjencia rumune kundër krimit të organizuar, DIICOT, tha se po kontrolluan katër shtëpi në qarqet e Bukureshtit, duke hetuar akuzat për trafikim njerëzor, trafikim të të miturve, marrëdhënie seksuale me një të mitur, ndikim në deklarata dhe pastrim parash.

Zëdhënësi i Tates, Mateea Petrescu, tha se “megjithëse akuzat në urdhrin e kërkimit nuk janë sqaruar ende plotësisht, ato përfshijnë dyshime për trafikim njerëzor dhe pastrim parash” dhe shtoi se ekipi i tij ligjor është i pranishëm. Petresku nuk trajtoi akuzat që përfshijnë të mitur.

Andrew Tate dhe vëllai tij, Tristan, të cilët kanë ndjekës të shumtë në mediat sociale, i kanë hedhur poshtë të gjitha akuzat e mëhershme kundër tyre.

Ata u arrestuan së pari në Rumani në dhjetor 2022, dhe pastaj u liruan nga arresti shtëpiak në gusht 2023.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d