Analisti serb: Sulmi i armatosur në Banjskë u zhvillua nga një strukturë e organizuar

 

 

Lidhur me rastin e sulmit terrorist të 24 shtatorit 2023, Prokuroria e Kosovës ka deklaruar se nuk pritet të ketë aktpadi para vjeshtës të këtij viti, ndërsa hetim paralel thuhet se po zhvillon edhe Prokuroria e lartë në Beograd.

Prokuroria e lartë në Serbi ka thënë se EULEX-i nuk u ka dorëzuar raport lidhur me rastin e 24 shtatorit.

Dushan Janjiq, kryetar i Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike në Serbi, thotë se hetimi për Banjskën nuk është kryer nga prokuroria serbe për shkak të komplikimeve të pritura.

“Nuk ekziston bashkëpunimin në mes organeve të ndjekjes dhe të tjerëve në mes Kosovës dhe Serbisë. Ndërmjetës do të duhej të ishte EULEX-i. Pasi që rasti nga faktori ndërkombëtar është definuar si krim i organizuar me elemente të terrorizmit, ky është në kompetencë të EULEX-it”, tha Janjiq.

Analisti serb tha për “Nova” se marrja e përgjegjësisë për sulmin nga ana e Milan Radoiçiqit është një taktikë e mbrojtjes që të fitohet në kohë.

“Nuk ka dyshim se bëhet fjalë që të mbrohen nga shteti i Serbisë, jo vetëm Radoiçiqi, sepse ai e ka pranuar përgjegjësinë, por të gjithë atyre 140 njerëzve që kanë marrë pjesë në sulmin në Banjskë. Pra është një risk i madh. Prandaj aty përdoren edhe mekanizmat, siç ishte rasti ‘Panda’, ku fshihen ekzekutuesit dhe krijohen kushtet për ikje nga përgjegjësia”, tha analisti serb, transmeton Telegrafi.

Lidhur me pasojat e sulmit terrorist në Banjskë, Janjiq thotë se menjëherë pas këtij rasti ka dalë me dy analiza në media, por dikush “në mënyrë miqësore” i ka thënë se është ngutur me deklarime.

“Ata që presin, fuqitë e mëdha e diplomatët kanë kohë të presin, por unë nuk mund të pres, sepse e ndjej nevojën ta zbulojë të vërtetën për vendin tim. Shtyrja nuk i konvenon Serbisë. Është gabim i madh i Serbisë që ka zgjedhur rrugën e shtyrjes së hetimit dhe duke sajuar kualifikime e rikualifikime të rastit”.

Ai tha se duhet të dihet se çfarë ka ndodhur në Banjskë, me kushtin që edhe kreu i shtetit e di se çfarë ka ndodhur atje.

“Aksione të tilla nuk mund të ndërmerren pa ndihmën asistimin e dikujt, sepse ato formacione paraushtarake janë stërvitur edhe në Rusi, edhe këtu edhe atje… Pra shteti [serb] në njëfarë mënyrë është aty, edhe BIA. Pasi ajo është aty, atëherë ata do të duhej të mbroheshin ndryshe… Kjo se si ata po mbrohen është reflektim i periudhës së Millosheviqit, siç ishte rasti ‘Panda’, kur dërguan dy paramilitarë nga Bosnja dhe i vrasin fëmijët serbë. Dhe ne he ne çfarë bëjmë, krijojmë mjegull…”.

Duke folur për rastin Banjska, ai thotë se ishte një aksion i mirë planifikuar, por që është zbuluar me kohë.

“Pjesëtarët e njësisë special britanike kanë qenë atje më herët [para ndodhjes së sulmit terrorist]… Ne e kemi parë momentin e tërheqjes [së terroristëve serbë], që  është bërë në marrëveshje me KFOR-in. Shihen edhe filmimet e tërheqjes”, ka thënë Janjiq.

Ai thotë se “personat që kanë marrë pjesë në operacionin ushtarak apo paraushtarak në Banjskë, kanë qenë një strukturë e organizuar. Ata njerëz kanë qenë të përgatitur dhe nuk bëhet fjalë për amatorë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d