Ambasadorja e Izraelit shkruan në gjuhën shqipe, e falënderon Kurtin për mbështetjen

 

 

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tammara Ziv, e ka falënderuar për mbështetjen kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, në të cilin ka shkruar në gjuhën shqipe, mbështetjen e Kurtit ndaj Izraelit ajo e ka cilësuar si të çmuar.

“Ju faleminderit ngrohtësisht për mbështetjen tuaj të çmuar, Shkëlqesia Juaj Kryeministër z. Albin Kurti”, ka shkruar ajo.

Ndërkaq, Kurti mbrëmë në “X” ka thënë se është thellësisht i shqetësuar dhe se e dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit me raketa.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d