Ambasadori italian për tentimin e hapjes së Urës së Ibrit: Po bëhet për qëllime politike, simbolike dhe elektorale

 

 

Ambasadori italian në Kosovë, Antonello De Riu ka thënë se çështja e rihapjes së Urës së Ibrit është duke u bërë për qëllime politike, simbolike dhe elektorale.

De Riu ka thënë se në këtë pjesë kanë dyshime të mëdha dhe shpreson që autoritetet e Kosovës t’i marrin parasysh kërkesat e aleatëve.

“Ura nuk është e mbyllur, është e qarkullueshme qetësisht në këmbë. Ka qytetarë të etnisë serbe që shkojnë në pjesën jugore për Pazar, por ka edhe të jugut që shkojnë veri. Edhe unë eci lirshëm në atë urë, thjeshtë trafiku automobilistik nuk funksionon…Unë mendoj se kjo është pikërisht ky shembulli klasik, që të marrim një shembull qysh është rihapja e urës me qëllime tipike politike, simbolike dhe elektorale. Këto kemi dyshime të mëdha, i kemi shprehur dhe shpresoj që autoritete e Kosovës të i marrin parasysh…”, ka thënë ai.

Ditë më parë gjatë seancës së Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje kërkuan që të zbatohet vendimi për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër.

Lidhur me deklaratat se së shpejti do të hapet Ura e Ibrit ka reaguar edhe BE-ja, duke thënë se kjo çështje zgjidhet me dialog.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d