Ambasadorët e QUNT-it i shkojnë Kurtit në zyre

 

 

Ambasadorët e vendeve të Quint-it në Kosovë të mërkurën janë parë t’i kenë shkuar në zyre kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Veturat e diplomatëve ndërkombëtarë janë parë të parkuara para ndërtesës së Qeverisë, ndërsa është paralajmëruar një deklarim për media pas këtij takimi nga ambasadori i i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Ky takim mësohet se vije pas vendimit të fundit të BQK që gjithë territorin e Kosovës të përdoret vetëm valuta euro duke e përjashtuar përfundimisht nga tregu dinarin.

Ndërkombëtarët kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ky vendim të shtyhet.

Ndërkohë, sipas rregullores së BQK-së, nga data 1 shkurt e vitit 2024 në Kosovë do të duhet të qarkullojë vetëm euro, përkundër që në komunat me shumicë serbe vazhdohet që pagesat të kryhen me valutën serbe, dinarin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d