“Alo”: Serbia arreston vëllain e ish-nënkryetares së Leposaviqit, shkak bashkëpunimi me AKI-në

 

 

Shërbimet e sigurisë serbe në Rashkë arrestuan Dragan Aksentijeviq Kiko nga Leposaviqi, i cili dyshohet se me urdhër të drejtpërdrejtë të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka filmuar dhe fotografuar në fshehtësi bazat ushtarake dhe policore serbe, transmeton mediumi serb, “Alo”.

Sipas këtij mediumi, shërbimet e sigurisë serbe në Rashkë kanë arrestuar Dragan Aksentijeviqin, i njohur si Kiko, i cili dyshohet se ka qenë bashkëpunëtor i vjetër i AKI-së dhe i është caktuar masa e paraburgimit deri në 30 ditë.

Ai njihet edhe si vëllai biologjik i ish-nënkryetares së komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq, për të cilën hetimi supozon se i ka ndihmuar në spiunazh.

Sipas të dhënave të siguruara nga autoritetet hetuese serbe, në gjashtë muajt e fundit, Aksentijeviq veçanërisht ka intensifikuar aktivitetet e natyrës inteligjente me mikun e tij të vjetër Milan Vukashinoviq, i njohur si Duduk, nga Leposaviqi. Të dy kanë vepruar me urdhër të drejtpërdrejtë të AKI-së dhe strukturave të inteligjencës të Policisë së Kosovës në zonën e veriut të Kosovës, kryesisht në zonën e komunës së Leposaviqit.

Aksentijeviq dhe Vukašinović dyshohen se kanë fotografuar dhe incizuar fshehurazi bazat ushtarake dhe policore serbe në zonë, si dhe aktivitetet e anëtarëve të strukturave të sigurisë së Serbisë, si dhe kanë monitoruar fshehurazi në zonën e Leposaviqit, ish-anëtarë të Policisë së Kosovës me kombësi serbe.

Përveç kësaj, sipas informacioneve të siguruara ekskluzivisht nga Alo, ata kanë fotografuar edhe ish-pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe të Ushtrisë Serbe, të cilët sipas njohurive të tyre dyshohet se kanë qenë të përfshirë në konflikte të armatosura në Kosovë në fund të viteve ’90 dhe të cilët aktualisht janë në pension dhe jetojnë në zonën e Leposaviqit apo në veri të Kosovës.

Të dhënat dhe fotot e mbledhura, si dhe video incizimet, i janë përcjellë Policisë në Kosovë, për të cilën kanë marrë 500 euro për 15 deri në një muaj si kompensim. Së fundmi ata kanë marrë dhuratë një telefon cilësor, me opsione të avancuara për të bërë foto dhe për zmadhimin e fotove dhe ka të dhëna serioze se çmimi kryesor i tyre ka qenë lënda narkotike, në radhë të parë kokaina, të cilën e kanë konsumuar në shoqërinë e miqve të tyre, shkruan Alo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d