Zëvendës Ndihmes Sekretari amerikan i shtetit, Alexander “Sasha” Kasanof, të enjten do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.
Kjo është vizita e tij e parë zyrtare në kryeqytetin kosovar prej kur Kasanof u emërua si pasues i Gabriel Escobarit në pozitën e emisarit për Ballkanin Perëndimor.
Emërimi i “Sasha” në detyrën e Zëvendës Ndihmës Sekretar për Ballkanin Perëndimor e po ashtu atë të Shtypit dhe Diplomacinë Publike në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike u njoftua me 22 korrik 2024, nga Departamenti amerikan i Shtetit.
Gjatë qëndrimit të tij sefte në Prishtinë, Kasanof pritet të zhvillojë takime me disa nga drejtuesit e shtetit, me vesh gazeta online Reporteri.net.
Takimet në qendër të diskutimit parashihet ta kenë dialogun e Brukselit dhe zbatimin e Marrëveshjeve Baze dhe asaj të Ohrit, me Serbinë.
Vizita e parë e Alexander “Sasha” Kasanof në kryeqytetin kosovar ndodhë në periudhën kur marrëdhëniet e Qeverisë së Kosovës prej muajsh janë në pikën më të ulët ndonjëherë, për shkak të veprimeve të pakoordinuara të ekzekutivit kosovar në veri të vendit.