Kryeministri i Kosovës, Albin Kurit ka reaguar pas fitores me përmbytje të skuadrës kombëtare 2-1 përballë Ukrainës.
Përmes një postimi në Instagram, Kurti ka thënë se Shqipëria luajti si pretendente për liderë te grupit e se pjesëmarrja e saj në Euro 2024 nuk ishte rastësi, shkruan IndeksOnline.
‘’Pjesëmarrja në Euro 2024 nuk ishte rastësi. Shqipëria sonte luajti si pretendente për lidere të grupit. Dy gola të shpejtë dhe fitore me përmbysje të rezultatit, për një fillim të mbarë në Ligën e Kombeve. Urime e suksese!’’, tha Kurti.
Loja e mbrëmë ishte shumë dinamike dhe Shqipëria pati një paraqitje fantastike, Ismajli shënoi golin e barazimit pas një goditje këndi, teksa iu afrua edhe dy herë të tjera rrugës së rrjetës.
Më pas, ishte një aksion model i cili solli golin e përmbysjes së Asanit, duke i dhënë Shqipërisë tre pikë shumë të rëndësishme të cilat kuqezinjtë i mbrojtën me kujdes deri në vërshëllimën përfundimtare.