Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me dy ministrat Xhelal Sveçlen dhe Elbert Krasniqin kanë qëndruar sot në veri të Kosovës.
Ata në një moment janë parë teksa kalojnë duke ecur mbi urën e Ibrit. Treshja shihet se teksa kalon mbi urë në të dy anët ka edhe truprojat.
Rikujtojmë se sot është vënë gurthemeli i stacionit policor në Leshak e ku i pranishëm ishte edhe kryeministri.