‘Albert Malisheva’ shpëton nga paraburgimi, Gjykata ia cakton masën e arrestit shtëpiak

I arrestuari i tretë për rastin e fajdeve në Gjilan, Albert Rexhepi, i njohur si ‘Albert Malisheva’ ka shpëtuar nga masa e paraburgimit, pasi Gjykata refuzoi kërkesën e Prokurorisë dhe caktoi një masë alternative.

Rexhepit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji, si dhe i është konfiskuar pasaporta.

“Caktohet masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji e cila do të llogaritet nga koha e ndalimit e arrestit shtëpiak nga data 24.06.2024 dhe do zgjasë deri më datë 24.07.2024“, thuhet në vendim.

Operacioni i 21 qershorit rezultoi me arrestimin e Mefail dhe Edonis Shkodrës dhe shpalljen në kërkim të Albert Rexhepit, i cili u kap para dy ditësh.

Ky aksion u realizua pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuar të përfshirë në veprat penale “Fajde dhe Detyrim”.

Personat që janë cak i këtij hetimi dyshohen se në këtë rast kanë ushtruar presion dhe kërcënime ndaj viktimës me qëllim të marrjes së interesit nga veprimtaria e fajdes dhe si rezultat i veprimeve të kundërligjshme i kanë shkaktuar dëme materiale viktimës në vlerën mbi 600.000 euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d