Alarmante, bie në nivel rekord interesimi për të studiuar në Juridik, nuk plotësohet as numri

 

 

Më 4 korrik, Universiteti i Prishtinës zyrtarisht hapi konkursin për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve, në nivelin baçelor.

Në njoftimin zyrtar u bë e ditur se numri i studentëve të rregullt, që do të pranohen këtë vit, do të jetë 5.285.Vetëm në Fakultetin Juridik ishte paraparë që të regjistroheshin 600 studentë të rregullt, përfshirë dhe komunitetet jo-shumicë, studentët nga Lugina, Maqedonia e Veriut, Shqipëria e Mali i Zi.

Megjithatë, interesimi për të ndjekur studimet në këtë degë, sivjet duket të ketë qenë i vogël.

Pavarësisht se ishte paraparë të priste 600 studentë, vetëm 485 aplikues u pranuan në afatin e parë të aplikimit, shkruan Indeksonline.

Numri i paraparë nuk u plotësua dot, meqë në mesin e aplikuesve pati edhe kandidatë nuk morën asnjë pikë në provimin pranues që ngërthente pyetje nga lëndët për fillet e së drejtës, të drejtën kushtetuese si dhe gjuhë shqipe.

Interesimi për të studiuar këtë degë është zbehur ndër vite.

Sipas të dhënave të siguruara nga Indeksonline, në vitin 2016, numri i studentëve të pranuar në Juridik ishte 1564.

Vitin e kaluar, në afatin e parë të aplikimit u pranuan 423 studentë, teksa vetëm 138 më shumë ishin të pranuar më 2022.

Për herë të fundit, më shumë se 1 mijë studentë në Juridik u pranuan në vitin 2018.

Rënia e interesimit për të ndjekur studimet në disa degë po ndikohet nga disa faktorë, përfshirë interesit për të studiuar jashtë vendit, për të studiuar në universitete private, apo edhe orientimi drejt degëve teknologjike e sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d