Alarm në Kosovë: Thirrje publike nga ky person për vrasjen e gruas

 

 

Gjyljeta Ukelli në Pejë u privua nga jeta tri ditë me parë nga ish-bashkëshorti i saj me një plumb në kokë, ngjarje që tronditi gjithë Kosovën, shkruan Prishtina Sot

Por kjo tragjedi nuk po ndalet, pasi një profil në rrjetin social TikTok, me emrin “Kolonel Lumni Veli Salihi”, ka shqetësuar opinionin publik në Kosovë pasi ka ngritur thirrje publike për vrasjen e një gruaje. E kërcënuar direkt në këtë mënyrë , Gruaja dyshohet të jetë Melihate Sfishta-Salihu, ish-bashkëshortja e personit në fjalë, pasi ashtu është shkruar nga vet ky person.

Gazeta Prishtina Sot ka vëzhguar këtë profil të identifikuar, ku ka qenë shqetësues, për tri ditë radhazi me thirrje për vrasje.

Megjithëse kjo thirrje publike ka shkaktuar tronditje në opinionin publik, autoritetet policore në Kosovë ende nuk kanë ndërmarre masa për kapjen e personit të rrezikshëm dhe “vrasës potencial” .

Në këtë kohë të ndjeshme, është e rëndësishme që autoritetet të ndërhyjnë menjëherë për të siguruar sigurinë publike dhe për të zbatuar ligjin në mënyrë të rreptë në rast të kërcënimeve të tilla për jetën e qytetarëve, shkruan Prishtina Sot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d