Aktakuzë kundër Besnik Ukajt: Zbulohet se si tentoi ta vras prizrenasin pasi s’ia dha 2 mijë e 500 euro

 

 

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër Besnik Ukajt, i dyshuar për tentim vrasjen e 17 majit, në fshatin Nashec të Prizrenit. Ukaj ra në prangat e Policisë në muajin korrik, pasi u shpall në kërkim.

Ukjaj, i cili është emër i njohur për organet e rendit, po akuzohet se ka kryer veprat penale “Vrasja në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas aktakuzës, “me datë 17.05.2024, rreth orës 17:30 min, në fshatin Nashec të Komunës së Prizrenit, me dashje tenton ta privojë nga jeta personin tjetër, në atë mënyrë që pasi takohet me viktimën J.A., paraprakisht kërkon nga i njëjti t’ia jap një shumë parash prej 2,500.00 € (Dymijë e pesëqind euro) në formë të borxhit dhe pasi viktima i thotë se nuk e posedon një shumë të tillë, i njëjti nxjerr pistoletën dhe nga dritarja e automjetit të markës ‘’WV Passat CC’’ , e cila ka qenë e hapur,  shkrep në drejtim të viktimës, me ç’rast e plagos në këmbën e tij të djathtë dhe largohet nga vendi i ngjarjes, si pasojë e lëndimeve të marra, viktima i nënshtrohet tretmanit mjekësor pranë Repartit Kirurgjik të Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit. Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasja në tentativë” sipas KPRK-së.”

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i njëjti të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d