Aksioni te zyra ngjitur me Stacionin e Policisë: Me autoambulancë po barten materialet që u gjetën brenda

 

 

Paraditen e sotme është bërë dislokimi i mjeteve, pajisjeve e dokumenteve të gjetura brenda objekt-ankesit të Stacionit ‘Qendra’ të Policisë së Kosovës në Prishtinë, e cila është përdorur për vite me radhë nga një OJQ.

I mbyllur para disa muajve, objekt-aneksi ka qëndruar i mbyllur me shirita deri sot kur ka filluar largimi i materialeve që ndodheshin brenda saj.

Aty kishte ushtruar veprimtarinë e saj të dyshimtë një Organizatë jo-qeveritare serbe.

Në fund të janarit të këtij viti, Policia e Kosovës kishte ndërmarrë një aksion për largimin nga aty të një OJQ-je, e cila dyshohej se përdorej për veprimtari të dyshimtë.

Prokuroria kishte njoftuar se pas pranimit të informatës nga Ministria e Punëve të Brendshme, se në objektin-aneks i Stacionit Policor Qendra në Prishtinë është duke operuar një OJQ në mënyrë të kundërligjshme, ekipe nga prokuroria, policia e dogana, kishin dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Kjo zyrë ishte mbyllur nga janari ndërsa sot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d