Aksioni kundër fajdexhinjve: Arrestohet i dyshuari i 28-të në Vushtrri

 

 

Policia e Kosovës e ka arrestuar dje në mesnatë A.G. nga Vushtrria, të dyshuar për fajde. Arrestimi ndërlidhet me hetimet për shkatërrimin e një rrjeti të fajdexhinjve në Kosovë.

Policia tha sot se A.G. është i arrestuari i 28-të në rastin e fajdeve.

“Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë me datën 18.10.2022, ka iniciuar rast për veprën penale ‘Fajde’ dhe me datën 20.10.2022 në Prokurorinë Themelore në Ferizaj ka dorëzuar kallëzim penal, kundër disa të dyshuarve, ndërsa gjatë hetimeve nën autorizimin e prokurorit të rastit me datën 04.05.2023, ka dorëzuar poashtu edhe një raport plotësues të kallëzim penal në Prokurorin Themelore në Ferizaj, kundër disa të dyshuarve e në mesin e tyre edhe për të dyshuarin A.G”, tha Policia.

“Gjatë hetimeve të kryera deri me tani në këtë rast si të dyshuar janë tridhjetë e gjashtë (36) persona të përfshirë në rastin ‘Fajdeja’ dhe nga ta, deri më tani si të dyshuar, janë të arrestuar njëzet e tetë (28) persona”, tha Policia.

Po ashtu, Policia tha se ka ende persona ne kërkim policor dhe me urdhër arrest te lëshuar.

Gjatë hetimeve të rastit me autorizim të prokurorit të rastit dhe urdhëresë të gjykatës janë zhvilluar masa intensive të avancuara hetimore, ndërsa rasti është ende në hetim nga ana Prokurorisë Themelore në Ferizaj.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në hetimin dhe zbulimin e të gjitha veprave penale në vend,  me theks të veçantë ato në kuadër krimeve të rënda dhe korrupsionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d