Aksioni i policisë për lirimin e pronave- Ky është reagimi i biznesmenit Habib Morina

 

 

Ministria e Bujqësisë në koordinim me Policinë e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në Fushë Kosovë, për lirimin e dy pronave kadastrale.

Bëhet fjalë për pompat e derivateve “Patroni” dhe “FC Liria”.

Në vendngjarje ndodhet edhe pronari i “Patronit”, Habib Morina.

Ai shihet në humor të mirë përkundër faktit se policia është duke kryer aksion në pronën të cilën ai e shfrytëzonte me qira

Ekipi i Insajderit është në vendngjarje dhe do të iu mbajë të informuar lidhur me zhvillimet e mëtutjeshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d