Aksioni i policisë për fajde, sekuestrohen bimë narkotike, armë, vetura e para

 

 

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, sot më 19.07.2024 ka realizuar një operacion policor në luftën kundër veprave penale “Fajde dhe detyrim”.

Gjatë hetimit të këtij rasti janë arrestuar katër persona të dyshuar, janë kryer kontrolle si edhe janë gjetur e sekuestruar prova të ndryshme materiale.

Kontrollet janë kryer në katër lokacione të ndryshme në Komunën e Prishtinës, me ç’rast janë sekuestruar dëshmi të ndryshme materiale si: armë, para, dokumente, vetura, bimë narkotike etj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d