Aksioni i Policisë në veri: Konfiskohen rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milionë euro, dollarë e franga

 

 

Policia e Kosovës ka shpalosur detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë ditës së hënë në veri të vendit, raporton Gazeta Prishtina Sot.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës thuhet se përpos mbylljes së gjashtë njësive ilegale të “Bankës Postare Kursimore”, u konfiskuan edhe prova të ndryshme materiale.

“Rreth 1.600.000 euro, rreth 74.700.000 dinar, rreth 19.500 franga, rreth 13.800 dollar amerikan, 40 dollar australian. Dokumentacione dhe prova relevante që ndërlidhen me rastin”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se “Gjashtë filiale të të ashtuquajturës ‘Bankë Postare Kursimore’ në veri të vendit janë mbyllur dhe në objektet e tyre janë vendosur shenjat zyrtare për mbylljen e tyre, përderisa të gjitha veprimet e mëtejme policore do të realizohen në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”.

Njoftimi i plotë i Policisë:

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d