Aksioni i Policisë në Dukagjin për zyret ilegale serbe, pesë persona shoqërohen në stacion

 

 

Prokuroria e Pejës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë duke zhvilluar një aksion në fshatin Gorazhdec të Pejës dhe në Osojan të Istogut kundër zyrave paralele të Serbisë.

Policia e Kosovës nga ky operacion ka konfiskuar dokumente, kompjuterë dhe celularë, raporton Prihtina Sot.

Sipas burimeve thuhet se nga ky aksion pesë persona janë shoqëruar në stacionin policorë.

Të njëjtit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Gjithashtu akisoni tjetër i Policisë u zhvillua edhe Videjë të Klinës, ku u mbyll një zyre ilegale serbe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d